Ambasadori gjerman kundër restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë

Aktuale

Ambasadori gjerman kundër restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 15:55
Foto ilustrim, shtëpia e Xhafer Devës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar lidhur me fillimin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, të cilën Ministria e Kulturës e konsideron si një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë.

“Kjo është kultura e kujtesës në mënyrën e gabuar!”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter, duke bërë thirrje që të mos shtrembërohet e vërteta lidhur me Holokaustin.

Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skënderbeg Div. S’ka zbardhje të historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas #MbroFaktet”, ka shkruar Rohde.

Kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në një mënyrë të hapur dhe të vërtetë. Ambasada Gjermane është e gatshme të mbështesë çdo qasje të arsyeshme ndaj kulturës së kujtesës në Kosovë”, ka shtuar ambasadori gjerman.

Postimi i plotë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat