Bislimi: Serbia nuk ka qenë asnjëherë aleate e SHBA-së

Aktuale

Bislimi: Serbia nuk ka qenë asnjëherë aleate e SHBA-së

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 18:31
Faton Bislimi

Anëtari ekzekutiv i bordit LQSHA, Faton Bislimi, ka folur në lidhje me letrën që u ka dërguar pala e serbëve kongresistëve amerikanë, duke thënë se kjo është një letër që përmban informata të shtrembëruara, duke e paraqitur Serbinë si një vend aleat të SHBA-së.

“Letra e grupit serb dërguar kongresistëve amerikanë përmban të pavërteta dhe informata të shtrembëruara për ta paraqitur Serbinë si një vend aleat e mik historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore dhe deri më sot. Kjo bëhet për të krijuar një përfytyrim të rrejshëm, por të pranueshëm për Serbinë. Letra në fjalë nuk njeh asnjë prej krimeve serbe që janë bërë historikisht në Ballkan dhe ka qenë e rrugës që kongresistëve në fjalë t’u tregohet ana tjetër e medaljes, t’u tregohet historia e vërtetë e Serbisë dhe fakti se Serbia s’ka qenë asnjëherë aleat dhe aq më pak mike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjersa ka vëllazërim të përhershëm me Rusinë dhe marrëdhënie të rëndësishme ekonomike me Kinën”, u shpreh Bislimi në Infomagazine.

Bislimi potencoi se ka pranuar përgjigjet e para të kongresistëve që iu ka shkruar, ku sipas tij, kanë qenë të hapur për informata shtesë.

“Kam pranuar përgjigjet e para të kongresisteve të parë që iu kam shkruar, nuk dua të vë në dyshim, secili kongresist është i hapur ndaj informatave shtesë dhe letra që unë kam dërguar, ku paraqes fakte historike mbi Serbinë, do ta ketë rolin dhe do ta arrijë efektin e vet”, shtoi Bislimi.

“Është shumë e dëmshme jashtëzakonisht shumë, jemi në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë dhe në këtë fazë duhet të jemi shumë të kujdesshëm që ne ta fitojmë betejën ku kemi fituar secili betejë për Kosovën dhe kombin në përgjithësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat