Fadil Berjani: Çmimet e derivateve janë më të ulëtat në rajon

Aktuale

Fadil Berjani: Çmimet e derivateve janë më të ulëtat në rajon

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 18:32
Fadil Berjani

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani është shprehur se çmimet e derivateve në Kosovë janë më të ulëtat në rajon teksa ka shtuar se ka pasur paralajmërim për rregullim të çmimeve porse kjo nuk ka ndodhur.

Sipas tij, ka luhatje në bursat ndërkombëtare dhe kjo nuk po ndodhë vetëm në Kosovë.

“Të gjitha shtetet e rajonit kanë çmime më të larta se ne përveç Maqedonisë së Veriut. Kjo akcizë ka qenë qysh kur kryeministër ishte Hashim Thaçi. Nëse vazhdon ky trend do të ketë rritje të mëtutjeshme të çmimeve. Çmimi i naftës do të shkojë deri në 1.50 euro. Berza e përcakton çmimin por edhe situata e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës. Çmimi nuk varet nga sektori i naftës por nga Berza”, ka thënë ai.

Berjani ka shtuar se është duke ndodhur një rritje ekstreme dhe kjo nuk ka të ndalur.

Sipas tij, kanë pasur disa herë takim me ministren Rozeta Hajdari, duke shtuar se ka kaluar projektligji i naftës.

Sipas tij, kërkesat e tyre kanë qenë për projektligjin e naftës dhe është bërë punë e madhe.

Ai ka thënë se bizneset janë duke u munduar që çmimet të jenë sa më të ulëta.

“Ka kompani që ka stoqe shumë dhe kur lirohen çmimet ato nuk mund ta shesin me çmim më të ulët. Rezerva shtetërore ka deri në një muaj e gjysmë. Ne kemi kërkuar që rezervat shtetërore të ruhen në Slloveni. Rezerva ka mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për panik”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat