Dalin shpenzimet vjetore të Yllza Hotit, deputetes së VV-së që banon në Prishtinë

Aktuale

Dalin shpenzimet vjetore të Yllza Hotit, deputetes së VV-së që banon në Prishtinë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:45
Yllza Hoti

Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet e deputetëve për udhëtime në periudhën 2011-2021.

Kjo për shkak se pati kritika të ashpra ndaj ligjvënësve që kanë përdorur kuletën e shtetit për të shkuar në punë, si për seanca ashtu edhe për komisione.

Në vitin 2021, në mesin e deputetëve që janë subvencionuar për të shkuar në punë, është edhe ajo e Lëvizjes Vetëvendosjes, ndaj të cilës pati akuza se ka keqpërdorur paranë publike.

Ajo sipas burimeve ndonëse jeton në Prishtinë, ka marrë para me pretekstin se vjen në kryeqytet nga Prizreni.

Hoti për 12 muaj të vitit të kaluar ka shpenzuar 2 mijë e 430 euro për udhëtime.

Ditë më parë, kjo e fundit, e ndryshoi vendbanimin në rrjetin e saj social Facebook.

Nga Prishtinë, siç e kishte deri më tani, ajo tash e ka fshehur pjesën se ku jeton, ndonëse paratë i ka marrë me arsyetimin se udhëton nga Prizreni sa herë që shkon në Kuvend për seanca dhe komisione parlamentare.

Madje, lidhur me këtë çështje, u kërkua edhe shkarkimi i saj nga qytetarë e fytyra publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat