PDK paralajmëron se do të nis hapa ligjorë kundër vendimit të ZRrE-së

Aktuale

PDK paralajmëron se do të nis hapa ligjorë kundër vendimit të ZRrE-së

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 00:10
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Partia Demokratike e Kosovës do të marrë masa ligjore ndaj vendimit të Zyres së Rregullatorit për Energji, për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se do t’i ndjekin të gjithë hapat ligjorë që të shkohet deri në Kushtetuese.

“Çka është më e rëndësishme është që do të fillojmë hapat ligjorë si PDK që ky vendim të anulohet. Hapat ligjorë nënkuptojnë se fillimisht nuk mund të shkohet në gjykatë Kushtetuese por në Gjykatën themelore të Prishtinës dhe duhet ndjekur të gjitha instancat që të shkohet deri në Kushtetuese”, përfundoi ai.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka miratuar më 8 janar tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët.

Ata të cilët shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kilovatë orë në muaj nuk do të preken nga shtrenjtimi i energjisë elektrike. Kurse, ata që konsumojnë mbi 800kËh është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent.

Ky vendim hyn në fuqi nga 9 janari dhe zgjat deri më 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat