Haliti: Prindon Sadriu ishte shkarkuar si këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë

Aktuale

Haliti: Prindon Sadriu ishte shkarkuar si këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 16:08
Xhavit Haliti

Zotëriu i Parë i shtetit, Prindon Sadriu në një deklaratë të bërë të hënën, i ka quajtur mediat në vend si ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’.

E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme ka thënë se gjykatat janë vendet që duhet të zgjidhen këto çështje.

Haliti ka thënë se në demokraci problemet duhet të zgjidhen në gjykatata.

“E drejta e fjalës në demokraci është e barabartë për të gjithë. Mendoj që s’është privilegj vetëm i gazetarëve. Në demokraci, kontestet zgjidhen në gjykata, përmes debateve publike në medie etj… komisioni parlamentar për politikë të jashtme nuk ka kompetenca me gjykuar askënd nëse dëshironi të keni përgjigje nga Komisioni drejtojuni zyrtarisht dhe me siguri do merrni përgjigje”, ka thënë ai.

Me tej, Haliti ka përmendur se Prindon Sadriu ishte shkarkuar nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjuha e Sadriut është dënuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe anëtarë e organizata të ndryshme joqeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat