Kriza energjetike, ambasadori amerikan takohet me ministren Rizvanolli

Aktuale

Kriza energjetike, ambasadori amerikan takohet me ministren Rizvanolli

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 16:31
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, është takuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ai tha se me ministren kanë biseduar mbi situatën energjetike në vend dhe ndihmën e ShBA-së për Kosovën në aspektin e ndërtimit të një ekonomie të qëndrueshme.

Hovenier ka shkruar se në takimin me Rizvanollin, është zotuar për ndihmën ndaj Kosovës për të siguruar stabilitet me energji elektrike.

“Me ministren kosovare të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u zotova për ta asistuar Kosovën në ndërtimin e ekonomisë së qëndrueshme që tërheq investime të huaja, që e mban rininë e talentuar dhe që garanton siguri afatgjate të energjisë përmes furnizimit të besueshëm, të diversifikuar dhe të ndërlidhur në rrafshin rajonal”, ka thënë Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat