Vaksinimi kundër COVID-19 edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ja kur fillon

Aktuale

Vaksinimi kundër COVID-19 edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ja kur fillon

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se nesër, në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës do të aktivizohet një pikë e re e vaksinimit kundër COVID-19, me qëllim të ofrimit të sa më shumë mundësive për qytetarët për marrjen e vaksinës.

Hapja zyrtare e kësaj pike të vaksinimit do të në ora 12:30 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë, përveç në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir), në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të fillojë edhe në një pikë tjetër të re në Kodrën e Trimave në Prishtinë (QMF-2).

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë çdo mundësi dhe të vaksinohen kundër COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat