Policia shpëton një 60 vjeçar nga ngulfatja në Vushtrri

Aktuale

Policia shpëton një 60 vjeçar nga ngulfatja në Vushtrri

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 18:50
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shpëtuar një person nga ngulfatja në Vushtrri.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës.

“Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor, sot është shpëtuar nga ngulfatja një qytetar nga Vushtrria. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, kur dy hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë vërejtur një person me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilit iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor ka bërë që qytetarit të i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia bën të ditur se, pas normalizimit të gjendjes shëndetësore, qytetari i moshës rreth 60 vjeçar, ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat