Gazetari Adriatik Kelmendi, ka bërë një llogaritje, se sa euro do të paguajë më shumë tash me tarifën e re për energjinë elektrike.
Ai ka bërë të ditur se dallimi reali i faturës pa rritje dhe asaj me rritje do të jetë gati trefish më i lartë, përcjell Bota sot.
Kelmendi ka cituar edhe deputetin e PDK-së Xhavit Halitin, se "krejt i kemi nga 2-3 milionë".
Reagimi i Kelmendit në Facebook:
Qe një kalkulim i thjeshtë sa po rritet çmimi në raste.
Në muajin janar kemi shpenzuar 2056 kwh dhe kemi paguar 120.57 euro.
Me rritje për shpenzim të njëjtë po i bjen plot 304.90 euro.
Pasi që një pjesë mbulohet nga taksat tona në kuadër të subvencionimit, po i bjen që direkt do t’i paguajmë 184.92 euro, kurse edhe 119.98 euro i paguajmë me subvencion.
Dallimi real i faturës pa rritje me faturën me rritje po del 184.33 euro shtesë. Pra jo trefish, por gati trefish!
Mirë ka pasë thënë Xhavit Haliti krejt i kemi nga 2-3 milionë.