Hoxhaj: Kukan, ndër miqtë e paktë të Kosovës në Sllovaki

Aktuale

Hoxhaj: Kukan, ndër miqtë e paktë të Kosovës në Sllovaki

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:13
Enver Hoxhaj, Eduard Kukan

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka ngushëlluar për vdekjen e Eduard Kukan, ish-ministër i jashtëm sllovak dhe deputet i Parlamentit Evropian.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kukan ishte ndër miqtë e paktë në Kosovës në Sllovaki dhe ishte një mendje e ndritur e gjeopolitikës.

Ai gjithashtu tha se Eduard Kukan-in do ta kujtojë gjithmonë si të tillë.

“Lajm i trishtë vdekja e Eduard Kukan, një mendje e ndritur e gjeopolitikës, një mik i Kosovës dhe Ballkanit dhe një evropian i vërtetë! Në krye të listës së miqve të mëdhenj, por shumë të paktë të Kosovës në Sllovaki, ishte Eduard Kukan! Çdoherë do e kujtoj dhe nderoj si të tillë! Ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Kukan, ishte ministër i Jashtëm i vendit të tij nga viti 1998 deri në vitin 2006. Ai zuri vendin e tretë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004.

Në vitin 1999 ai shërbeu gjithashtu si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së, Kofi Annan. Këtë rol ai e mbajti së bashku me Carl Bildt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat