Përleshje mes të dyshuarve dhe policisë gjatë aksionit “Kamera”

Aktuale

Përleshje mes të dyshuarve dhe policisë gjatë aksionit “Kamera”

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:27
Konferenca per media

Gjatë aksionit të policisë të koduar “Kamera” ka pasur pëleshje mes zyrtarëve policor dhe të dyshuarve.

Gjatë kësaj përleshje, hetuesit e kanë përdorur armën zyrtare.

Këtë e ka bërë  të ditur Drejtori i Drejtorisë së Narkotikëve, Reshat Murseli në një konferencë për media, ku u shpreh se vetura e cila nuk përfilli udhërin policor për ndalje, ishte me targa gjermane.

“Të dyshuarit nuk kanë përfilluar urdhërat policer për ndalje. Hetuesit e kanë përdorur armën zyrtare. Vetura e dyshuar me targa gjermane, i dyshuari është arratisur në këmbë. Në kontroll të veturës brenda saj ka gjetur 34 paketime me marihuanë me peshë 91 kg. Janë kontrolluar edhe shtëpitë e të dyshuarve dhe është arrestuar një 55 vjeçar. Deri më tani një i dyshuar është i arrestuar, dhe policia është në kërkim të së paku edhe tre të dyshuarve”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat