Paraburgoset e kërkuara nga INTERPOL që po fshihej në Kosovë

Aktuale

Paraburgoset e kërkuara nga INTERPOL që po fshihej në Kosovë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:37
INTERPOL

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit në pritje të ekstradimit ndaj të pandehurës SH.T, e kërkuar nga shteti norvegjez përmes INTERPOL-it për ekzekutim të dënimit të plotfuqishëm të shqiptuar nga gjykata e Norvegjisë.

Sipas njoftimeve të INTERPOL-it, e pandehura në vitin 2003 është dënuar nga gjykata e shtetit të Norvegjisë me 12 vjet burgim dhe 40.000 NOK për trafikim me lëndë narkotike.

SH.T që nga ajo kohë është arratisur nga Norvegjia me qëllim që t’i shmanget ekzekutimit të dënimit, ashtu që gjykata ka vlerësuar se me gjetjen e saj në liri, mundësia e arratisjes është më se evidente dhe e mundshme andaj, të njëjtës iu caktua masa e paraburgimit në pritje të realizimit të procedurave të mëtejme të ekstradimit të saj në Norvegji, për ekzekutim të dënimit me burgim.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat