Vendimi i Enver Hoxhajt për gradimin e Prindon Sadriut

Aktuale

Vendimi i Enver Hoxhajt për gradimin e Prindon Sadriut

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:17
Prindon Sadriu dhe Enver Hoxhaj

I Ngarkuari si Shef i Misionit Diplomatik të Kosovës në Shkup, ishte graduar në pozitën Ministër Këshilltar më 2016. Vendimin e kishte nënshkruar Enver Hoxhaj, ish-kryediplomati, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. 

Prindron Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, emri i të cilit është përfshirë në një debat të madh publik mbi sulmet e tij ndaj mediave, është shërbyes publik tash e një dekadë.

I Ngarkuari si Shef i Misionit Diplomatik të Kosovës në Shkup, ishte graduar në pozitën Ministër Këshilltar më 2016. Vendimin e kishte nënshkruar Enver Hoxhaj, ish-kryediplomati, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, propozimi kishte mbërritur nga Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm.

“Z. Prindon Sadriu, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm, merr gradën Diplomatike Ministër Këshilltar dhe caktohet të shërbejë në Mision të Përkohshëm në Misionin Diplomatik të Republikës së Kosovës në Panama City/ Republika e Panamasë”, thuhej në vendim, të cilin e ka siguruar Paparaci.

Sipas vendimit të ish-kryediplomatit Hoxhaj, Sadriu ishte ngarkuar me mision diplomatik në Republikën e Panamasë.

“Z. Sadriu fillon realizimin e detyrave dhe obligimeve të tij si Ministër Këshilltar nga data 16.11.2016”, thuhej në vendim.

Sadriu, tash një diplomat dhe rezervist i Forcës së Sigurisë së Kosovës, u përfshi në një debat të madh publik me mediat. I sulmoi ato për raportimet rreth shpenzimeve të udhëtimit të realizuara nga bashkëshortja e tij, presidentja Vjosa Osmani, në kohën kur ajo ushtronte funksionin e deputetes.

I Ngarkuari si Shef i Misionit Diplomatik të Kosovës në Shkup, i përkufizoi si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” mediat e Kosovës.

Kundër gjuhës së tij të ashpër ndaj mediave, reagoi raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, deputetja gjermane Viola Von-Cramon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat