Bislimi priti në takim Sir Stuart Peach, flasin për dialogun

Aktuale

Bislimi priti në takim Sir Stuart Peach, flasin për dialogun

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 19:37
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Parë për Dialog, Zhvillim dhe Integrim Evropian, Besnik Bislimi, priti sot në takim të Dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe Ambasadorin e Britanisë në Kosovë, z. Nicholas Abbott.

Angazhimi i Emisarit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Stuart Peach mirëpritet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe si njohës i mirë i rajonit, jemi të sigurtë se z. Peach do kontribuojë pozitivisht në sigurinë rajonale dhe rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mbretëria e Bashkuar ka dhënë kontribut të rëndësishëm në progreset e proceseve demokratike në rajon, përfshi formësimin e demokracisë në Kosovë. Gjithashtu zëvendëskryeministri Bislimi dhe Emisari i Mbretërisë së Bashkuar shprehën gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve, në fusha dhe sektorë të ndryshëm.

 I dërguari Special i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Stuart Peach shprehu gatishmërinë e tij në bashkëpunimin me autoritetet në Kosovë si dhe mbështetjen për procesin e dialogut dhe ndaj partnerëve të BE dhe SHBA.

Zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi parimet e rëndësishme të dialogut, duke treguar njëkohësisht se çfarë presim ne si shtet nga ky proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat