Mushkolaj, presidentes: Ofendim për qytetarët është të heshtësh për skandalet e Prindonit

Aktuale

Mushkolaj, presidentes: Ofendim për qytetarët është të heshtësh për skandalet e Prindonit

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 19:53
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar për incidentin e sotëm në Presidencë ku presidentja e vendit, Vjosa Osmani refuzoi t’i përgjigjet pyetjes për skandalin e burrit të saj, Prindon Sadriu, nën arsyetimin se “po ofendohen familjarët e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit” me të cilët ishte në takim.

Mushkolaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ofendim është për qytetarët që presidentja të hesht për skandalet e fundit, dhe jo të flasë për Sadriun, qoftë edhe në një aktivitet ceremonial.

Postimi i plotë i Mushkolajt:

Pse qenka ofendim për presidenten që t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për bashkëshortin e vet, qoftë edhe në një aktivitet ceremonial? Përkundrazi, është ofendim për qytetarët që presidentja të hesht për skandalet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat