Haziri tregon a do jetë e pranishme LDK-ja në takimin e thirrur nga PSD-ja

Aktuale

Haziri tregon a do jetë e pranishme LDK-ja në takimin e thirrur nga PSD-ja

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 23:22
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka treguar se a do marrë pjesë LDK’ja nesër në takimin e thirrur nga PSD’ja.

”Ne takime kemi pasur edhe para proteste, takime do ketë, ne komunikimin me partitë tjera nuk e kemi ndërpre asnjëherë, pse jo takime do ketë”, ka thënë Haziri.

PSD për nesër ka ftuar në një takim të gjitha partitë parlamentare e jo parlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikatave të ndryshme dhe personat publik e jopublik që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.

Kësaj ftesë, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka ka thënë se në këtë takim AAK’ja do të përfaqësohet nga nënkryetari.

Takim i pritet të mbahet nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat