Vllahiu: Jemi në marrëdhënie konfliktuoze dhe telashe me ndërkombëtarët

Aktuale

Vllahiu: Jemi në marrëdhënie konfliktuoze dhe telashe me ndërkombëtarët

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 23:29
Arbër Vllahiu

Analisti politik Arbër Vllahiu ka thënë se Kosova është në problem me politikën e jashtme në periudhën e qeverisjes Kurti.

“Në politikën e jashtme nuk ka platformë dhe as nuk kemi strategji kah duhet të shkojmë, nuk ka koordinim të plotë të politikës së jashtme se ku duhet të shkojë”, ka thënë Vllahiu.

Ai ka theksuar se pushteti i tanishëm nuk duhet ta përcaktojë dialogun si të 17-in, por si prioritet.

“Thjesht kemi ardhur në një përfundim sot që dialogu është shumë i rëndësishëm. Pas një viti na ka rënë ndërmend që me rikthy në prioritetin e parë. Sepse e ardhmja po u përcaktoka në bazën e diçkaje që është marrëdhënia rajonale dhe kjo është rruga drejt BE-së sepse është njëri nga kriteret për me ec para”.

“Në marrëdhënien tonë ndërkombëtare, jemi në marrëdhënie konfliktuoze me ata, ne kemi me pas problem këtë punë. Jemi në telashe me dialogun, e kemi bllokuar, nuk po duam me gjetë zgjidhje”, ka thënë Vllahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat