Reagon presidentja Osmani pas njohjes së patentë shoferëve – tregon disa detaje

Aktuale

Reagon presidentja Osmani pas njohjes së patentë shoferëve – tregon disa detaje

Nga: M.H. Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 13:54
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Berlin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Gjermania ka njohur zyrtarisht patentë-shoferët nga Kosova, duke e cilësuar një hapë të rëndësishëm për Kosovën.

Presidentja shprehet se tema për patent shoferët ka qenë gjithmonë temë kryesore gjatë bsiedimeve me zyrtarët e Gjermanisë, përcjell “Bota sot”.

Osmani shprehet tejet mirënjohëse për bashkëpunimin e institucioneve gjermane karshi kësaj kërkese të Kosovës.

Postimi i plotë

Një lajm shumë i mirë për mërgatën tonë në Gjermani!

Sot në Bundesratin gjerman u dha drita e gjelbër për njohjen e patentë shoferëve në Kosovë.

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, në takimet me Presidentin Steinmeier, si dhe në takimet me ish- ministrin e punëve të jashtme, z. Maas fillimisht në Prishtinë me 22 prill të vitit të kaluar, e pastaj dhe gjatë qëndrimit tim në Berlin, kjo ishte një prej diskutimeve kryesore, e cila reflektonte edhe një prej brengave kryesore të mërgatës sonë atje.

Jashtëzakonisht mirënjohëse për bashkëpunimin e institucioneve gjermane në trajtimin e kësaj kërkese të kahmotshme.

Ky hap sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve tona, e rrjedhimisht kontribuon në avancimin tutje të raporteve tona tashmë të shkëlqyeshme bilaterale. Do të vazhdojmë punën në bashkëpunim me institucionet tjera në vend për tu siguruar që ky shembull të ndiqet edhe nga shtetet e tjera të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat