Dy të vdekur, ky është numri i rasteve të reja me CoVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

Aktuale

Dy të vdekur, ky është numri i rasteve të reja me CoVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

Nga: M.L. Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi  se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 770 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2 persona si pasojë e Koronavirusit, derisa janë shëruar edhe 1589 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

11 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.319 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.798.980 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.982 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 92.117 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.285 testime, 770 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.589 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 202.664.

Në total numri i rasteve aktive është 16.028.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat