Vjen një lajm i keq për prishtinasit që preken nga COVID

Aktuale

Vjen një lajm i keq për prishtinasit që preken nga COVID

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Me 26 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim, Komuna e Prishtinës ka shfuqizuar vendimin e mandatit të kaluar, për subvencionimin e qytetarëve të prekur me COVID-19, me shumë prej 50 dhe 100 eurosh.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se tani pandemia është më mirë e menxhuar se dy vjet më parë.

"Pas dy vjetëve e dimë që pandemia është më mirë e menaxhueshme dhe kemi menduar që kjo pagesë nuk është mënyra më e mirë për t'i subvencionuar. Ndoshta duhet të votohet një grup punës që do vlerësojnë si t'i ndihmojnë qytetarët në këtë aspekt".

Drejtoresha e Financave, Valbona Makolli ka thënë se pas analizimit të buxhetit kërkojnë që të shfuqizohet ky vendim, pasi nuk ka mjaftueshëm buxhet.

Kjo u kundërshtua nga grupi i asamblistëve të VV-së dhe Nismës.

"Është e padrejtë t'ua ndalojmë atyre që infektohen tani përderisa kanë të bëjnë me sëmundjen e njëjtë, pandeminë e njëjtë me ata që janë subvencionuar më parë. VV-ja kërkon qe të mos ndërprehet por të gjendet një alternativë", ka thënë Gëzim Sveçla, asamblist i VV.

Ndërsa Bahri Gashi nga AAK thotë se duhet të gjendet mënyra që të subvencionohen të paktën rastet sociale dhe pensionistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat