50 pjesëtarë të FSK-së e lanë vendin e punës në vitin 2021

Aktuale

50 pjesëtarë të FSK-së e lanë vendin e punës në vitin 2021

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 18:14
FSK

Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i kanë ikur 50 pjesëtarë nga puna në vitin 2021.

Ndërkaq si shkak i presioneve të vazhdueshme nga Serbia, ka vazhduar edhe këtë vit braktisja e vendit të punës nga pjesëtarët e komunitetit serb.

Nga ky komunitet, vendin e punës e lanë 3 pjesëtarë të FSK-së.

Kështu kanë bërë të ditur për Front Online nga Ministra e Mbrojtjes.

“Gjatë viti 2021 e kanë lëshuar (janë demobilizuar) FSK-në 50 pjesëtarë. Kurse nga radhët e komunitetit serb 3 pjesëtarë e kanë lëshuar (janë demobilizuar) FSK-në. Këta  persona për arsyet nga më të ndryshmet, sipas procedurave në fuqi kanë shkëputur kontratën e shërbimit me FSK-në. Kjo dukuri nuk bënë përjashtim as për  ushtarët e komunitetit serb, por te kjo kategori duhet të theksojmë presionin e vazhdueshëm nga Serbia që pjesëtarët e këtij komuniteti të lëshojnë FSK-në”, kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se lëvizja të tilla ka pasur çdoherë ngase shërbimi në FSK është vullnetar dhe profesional.

Megjithatë, ata thonë se numri i pjesëtarëve të FSK-së është duke u rritur nga viti në vit me anë të rekrutimeve të rregullta vjetore.

“Shërbimi në FSK është profesional dhe  vullnetar. Në kuadër të këtij raporti ka  çdo herë  lëvizje të numrit të personelit. Fakti kryesor është se në bazë të Planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së përmes rekrutimeve  të rregullta vjetore është duke u rritur numri i pjesëtarëve të FSK-së, që çon drejtë plotësimit të kuotave të planifikuara dhe të përcaktuara me Ligjin për FSK-në”, kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat