Juristi: Kryeprokurori Lumezi bëri më pak sesa pritëm

Aktuale

Juristi: Kryeprokurori Lumezi bëri më pak sesa pritëm

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 19:16
Labinot Leposhtica

Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i skadon mandati në prill të këtij viti, teksa pritet që gjatë kësaj kohe të zgjidhet edhe kryeprokurori i ri.

Juristi Labinot Leposhtica vlerëson se pozitën e Lumezit për shtatë vjet si kryeprokuror duhet vlerësuar në dy anë, teksa thotë se bëri më pak sesa kanë pritur nga ai.

“Atë që Lumezi tha sot në konferencë konsideroj që është një mesazh që kushdo që e pason atë në pozitën e kryeprokurorit të shtetit duhet të ketë parasysh se duhet bërë punën me ndershmëri”.

“Gjatë shtatë vjetëve, Lumezin duhet ta vlerësojmë se si ishte gjendja para se të vijë në pozitë dhe si po e lë këtë pozitë. Kur ka marrë pozitën, para shtatë vjetëve, Lumezi, siç tha edhe ai, ka shumë punë që duhet bërë dhe se deri tani janë bërë shumë punë – por, jo në masën që kemi pritur prej tij, gjithsesi ka një progres. Por, jo në masë të kënaqshme dhe aq sa është pritur prej tij si kryeprokuror”.

“Të dhënat statistikore nuk pasqyrojnë një sukses, megjithatë Lumezi vlerëson se tashmë kemi aktakuza mbi zyrtarë, ministra dhe punonjës institucionalë. Siç e dimë, në burgjet e Kosovës ende nuk ka asnjë person të arrestuar të profilit të lartë”, tha Leposhtica.

Mes tjerash, Leposhtica thotë se të gjashtë kandidatët për kryeprokuror të shtetit i plotësojnë kushtet dhe kanë shanse secili prej tyre që të zgjidhen në këtë pozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat