“Do jenë mijëra viktima”/ Ish-ambasadori: Ky është qëllimi i Rusisë

Aktuale

“Do jenë mijëra viktima”/ Ish-ambasadori: Ky është qëllimi i Rusisë

Nga: N. Sh. Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 22:46
Ilustrim

Ish-ambasadori i Kosovës në Finlandë, Lulzim Peci, thotë se qëllimi i Rusisë nuk është vetëm pushtimi i Ukrainës, por edhe që ta ndërroj me forcë rendin e tanishëm evropian e botërorë.

Sipas tij, qëllimi i Rusisë është edhe të testoj NATO-n.

Ai përmes një shkrimi në facebook, shkruan se, ditë të errëta janë pranë kontinentit tonë, që mund të ketë pasojë mijëra viktima në Ukrainë por edhe më gjerë.

Sipas tij, mund të ketë pasoja edhe në Ballkan.

Reagimi i plotë:

Qëllimi i Rusisë nuk është që vetëm ta pushtoj Ukrainën, por edhe ta ndërroj me forcë rendin e tanishëm evropian e botëror, si dhe të testoj kohezionin e perëndimit, dhe sidomos të NATO-s.

Ditë të errëta janë pranë kontinentit tonë, që mund të kenë për pasojë mijëra viktima në Ukrainë, por edhe më gjerë, nëse konflikti eskalon përtej kufinjeve të këtij vendi.

Kjo mund të ketë pasoja edhe në Ballkan, duke përfshirë këtu edhe momentin e së vërtetës për Serbinë, e cila nuk do ta ketë komoditetin që të jetë deklarativisht njëkohësisht edhe me perëndimin dhe Rusinë.

Sot, për të gjitha vendet e rajonit do të jetë çështje kyçe besueshmëria e tyre si aleate të perëndimit dhe rreshtimet e tyre, jo vetëm në raport me konfliktin në Ukrainë, por edhe në raport me sigurinë dhe stabilitetin në rajon, në këto kohë të turbullta me zhvillime të cilave nuk ju dihet fundi.

Edhe një gjë, me intervenimin eventual të Rusisë në Ukrainë, do të hapet edhe kapitulli i rrenimit të Kombeve të Bashkuara, si institucion përgjegjës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, dhe kjo do ta rikthej politikën e balancit të fuqisë në kontinentin tonë, 33 vite pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Në këto rrethana, njohja e Kosovës nga katër vendet mosnjohëse të NATO-s, mund të bëhet një imperativ për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në krahun jugor të Aleances.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat