“I mori gërshërët për ndarjen e Kosovës dhe nënshkroi marrëveshjen...”/ Ja kush e mbrojti Hashim Thaçin për dëmin që i shkaktoi Republikës!

Aktuale

“I mori gërshërët për ndarjen e Kosovës dhe nënshkroi marrëveshjen...”/ Ja kush e mbrojti Hashim Thaçin për dëmin që i shkaktoi Republikës!

Nga: N. Sh. Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 10:14
Hashim Thaçi

Profesor dr. Enver Bytyçi ka reaguar për sulmet që po bëhen ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook, shkruan se, sulmet ndaj Osmanit janë shumëfish më të mëdha sesa që ishin bërë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Sipas tij, Thaçi edhe pse mori gërshërët për ndarjen e Kosovës, dhe nënshkroi marrëveshjen e 19 prillit në dëm të shtetit, është mbrojtur prej oligarkisë anti-shqiptare në Kosovë.

Reagimi i plotë:

Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani-Sadriu nuk ka pse reagon sa herë mediet kritikojnë presidenten. Zonja Osmani kritikohet si presidente dhe jo si bashkëshorte e zotit Sadriu.

Por fushata kundër presidentes është e paprecedentë. Kjo dëshmon se autoriteti i saj e veprimtaria e saj prek shume interesa okulte në Kosovë. Ndoshta edhe interesa të ndonjërit në pushtet!

Sulmet që po ia bëjnë Vjosa Osmanit për 4.000 euro që ajo paska marrë në vitet 2011-2015 nuk i janë bërë as në një të dhjetën ish-presidentit Hashim Thaçi. Edhe pse ky i fundit në kundërshtim me kushtetutën e vullnetin e qytetarëve mori gërshërët e ndarjes së Kosovës. Edhe pse Hashim Thaçi nënshkroi marrëveshjen e 19 prillit 2013 në dëm të vendit të tij! Edhe pse krijoi klane e grupe grabitçarësh. Edhe pse i dha vëllait e njerëzve të tij çelësat e ekonomisë së Kosovës! Hashim Thaçi nuk është sulmuar, përkundrazi është mbrojtur prej oligarkisë anti-shqiptare në Kosovë!

Ndërsa Vjosa Osmani kritikohet e shahet edhe për gjëra anësore dhe madje private! Ndoshta edhe për këtë arsye presidentja duhet të bëjë shumë-shumë kujdes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat