Konjufca takohet me ish-presidentin e Kroacisë Stipe Mesiq

Aktuale

Konjufca takohet me ish-presidentin e Kroacisë Stipe Mesiq

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 11:16
Stipe Mesiq dhe Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq.

Takimi është duke u zhvilluar në kuvendin e Kosovës, ku kanë diskutuar rreth bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ndryshe, Mesiq ishte përkrahës i zëshëm i pavarësisë së Kosovës dhe shtet ndërtimit të saj.

Në fakt, Mesiq qysh kur ishte kryetar i RSFJ ishte një kundërshtar i ashpër i kriminelit Sllobodan Millosheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat