Paralajmërimi i Rusisë për pushtim/ Ministria e Jashtme u bën thirrje shqiptarëve të Kosovës të largohen nga Ukraina

Aktuale

Paralajmërimi i Rusisë për pushtim/ Ministria e Jashtme u bën thirrje shqiptarëve të Kosovës të largohen nga Ukraina

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që të largohen sa më parë nga Ukrania.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se tashmë nuk mund të përjashtohet më fillimi i një konflikti të hapur të armatosur.

MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt Urainës, ndërsa atyre që ndodhen atje, u ka bërë thirrje të largohen sa më parë.

Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: [email protected], thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

MPJD iu bën thirrje qytetarëve kosovarë të largohen sa më parë nga Ukraina 

Pas rritjes dramatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, të shkaktuara nga prania dhe lëvizjet e mëdha të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, tashmë nuk mund të përjashtohet më, fillimi i një konflikti të hapur të armatosur. 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të largohen sa më parë. 

Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat