Tha se Kurti, Osmani e Gërvalla po e paraqesin Kosovën si vend të korruptuar, Liri Loshi i kundërpërgjigjet Skënder Hysenit

Aktuale

Tha se Kurti, Osmani e Gërvalla po e paraqesin Kosovën si vend të korruptuar, Liri Loshi i kundërpërgjigjet Skënder Hysenit

Nga: M.L. Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 16:00
Skender Hyseni

Ish Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka thënë në një intervistë se Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, po e paraqesin si vend të korruptuar në arnenën ndërkombëtare.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar, Liri Loshi, ish kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, t`i tregohet botës se po e lufton krimin dhe korrupsionin, nuk do të thotë se po e prezanton Kosovën si vend të korruptuar.

“Skender Hyseni paska thënë sot se Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla po e paraqesin Kosovën si vend të korruptuar! Jo vetëm Skenderi, por edhe eksponentë tjerë të opozitës e kanë thënë këtë gjë disa herë.

Më i tregu botës se po e lufton krimin dhe korrupsionin, nuk do të thotë se po e prezanton Kosovën si vend të korruptuar, por se po lufton një të keqe që miqtë ndërkombëtarë ta kanë dhënë obligim me e luftu, meqë ata e kanë pikas këtë problem edhe pa ua thënë ne. Por, ndaras kësaj, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit e ke obligim ta besh si politikan dhe si lider politik e shtetëror i vendit tënd. Edhe vet Skender Hyseni dhe plot eksponentë të tjerë të opozitës, do të duhej ta bënin këtë gjë me vullnet dhe entuziazëm”, u shpreh Loshi.

Madje, sipas tij me informacionet që kanë për personazhet e krimit dhe të korrupsionit nga partitë e tyre, do ta ndihmonin shumë prokurorinë për ta pasur një punë sa më efektive në këtë drejtim.

Nëse t`i fle e zgjohesh me krimin dhe korrupsionin, natyrisht se ai nuk zvogëlohet, por rritet.

Vete fakti se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit sipas Transparency International, mjafton me ardhë në përfundim se deklaratat politike të krerëve të vendit, nuk e kanë njollos Kosovën, por e kane ndihmuar atë. Ne duhet të jemi përgjegjës dhe transparent para qytetareve tanë, por edhe para miqve që na mbështesin në progresin drejt Perëndimit. Prokuroria, policia, gjyqet dhe qytetarët duhet ta dinë se qeveria e mbështet fuqishëm luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe se e këtë pikë me ne është edhe faktori ndërkombëtar”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat