Pas arrestimit të aktivistëve, reagon PSD-ja

Aktuale

Pas arrestimit të aktivistëve, reagon PSD-ja

Nga: A.SH Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 16:31
Arrestimi i aktivistëve të PSD-së

Pas arrestimeve të aktivistëve të PSD-së, kjo e fundit ka reaguar duke thënë se protesta e sotme ishte kërkesë për transparence.

PSD ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të saj, përfshirë edhe Kryetarin e saj, Dardan Molliqaj.

Reagimi i PSD-së:

ARRESTIMI I AKTIVISTËVE TË PSD-SË ËSHTË VEPRIM ANTIDEMOKRATIK

Protesta e jonë sot pranë zyrave të ZrrE-së kishte vetëm një qëllim – që vendimi përmes së cilit është bërë rritja enorme e faturave të energjisë elektrike të bëhej publik. Përderisa çmimin e lartë e të papërballueshëm për shumicën e qytetarëve të Kosovës na e kanë treguar menjëherë, shumë prej çështjeve dhe rrethanave që lidhen me këtë vendim qëndrojnë të panjohura, përfshirë këtu edhe vet vendimin. Protesta jonë e sotme ishte kërkesë për transparencë. Kjo mungesë transparence po minon çdo mundësi që t’i kundërvihemi padrejtësisë sociale të tarifave të reja të energjisë. Për më tepër, mospublikimi i këtij vendimi bie ndesh edhe me legjislacionin në fuqi.

PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të saj, përfshirë edhe Kryetarin e saj, z. Dardan Molliqaj. Arrestimi i tyre përbën një veprim që kundërshton të drejtën për të protestuar dhe kërkuar që vendimet që na prekin të gjithëve të mos qëndrojnë të fshehura publiku. Përdorimi i dhunës së shtetit në shërbim të fshehjes së dokumenteve publike është një tregues i natyrës së pushtetit që sot është vendosur në vend.

Kjo çështje na prek të gjithëve e sidomos ata që kanë pak. Andaj edhe kundërshtimi është i drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat