Skandal në Skenderaj: Shkruhet gabim emri i Komandantit Legjendar- nga Adem në “Adam”: Reagon ashpër Bekim Jashari

Aktuale

Skandal në Skenderaj: Shkruhet gabim emri i Komandantit Legjendar- nga Adem në “Adam”: Reagon ashpër Bekim Jashari

Nga: M.L. Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 23:44
Foto e publikuar nga Bekim Jashari në profilin e tij në Facebook

Ish kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se në banerat e vendosur në qytet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 14 vjetorit të pavarësisë, është shkruar në mënyrë të gabuar emri i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Këtë gabim, Jashari e ka adresuar tek pushteti aktual në komnën e Skenderajt.

“Sapo më dërguan këtë foto, në të cilën shihet se si pushteti aktual si organizator i aktiviteteve për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në banerat e vendosur në qytet, e shkruan gabim emrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

E kuptoj që shtypjen e materialeve e bëjnë individ apo kompani të caktuara mirëpo asnjëherë nuk duhet lejuar që të na ikin gabime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla dhe figura historike si ajo e Komandantit Legjendar Adem Jashari”, ka shkruar ai.

Jashari ka thënë se, gabimet e tilla ndër të tjera shpërfaqin interesimin e pushtetit aktual për historinë dhe trajtimin ndaj atyre që dhanë gjithçka për Ne dhe Lirinë që sot po e gëzojmë.

Me këtë rast më e pakta që do të duhej të bënin ata që sot udhëheqin me Skenderajn do të ishte kërkim falja dhe ndërrimi sa më i shpejtë i atyre materialeve fyese”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat