239 programe kërkuan aprovimin e KShC-së, 199 prej tyre u aprovuan

Aktuale

239 programe kërkuan aprovimin e KShC-së, 199 prej tyre u aprovuan

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:16
Foto nga takimi

Këshilli Shtetëror i Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim ka raportuar në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, në lidhje me procesin e akreditimit për vitin 2021.

Aty u tha se 239 aplikacione kanë shkuar në KShC, ku 199 prej tyre janë aprovuar dhe 40 të tjerë janë refuzuar për akreditim.

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Hasnije Ilazi, tha se

I tërë procesi i akreditimit për vitin 2021 ka përfunduar me kohë, përkundër asaj që ka pasur vonesa shkaku i plotësimit të anëtarëve të Komisionit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Dhe gjithsej në këtë proces të akreditimit kanë kaluar 239 aplikacione, ku 199 prej tyre janë aprovuar dhe 40 të tjerë janë refuzuar për akreditim. Natyrisht kjo ka qenë një punë voluminoze me një material shumë sasior edhe cilësorë kuptohet, por vërtetë ka qenë një periudhë shumë e shkurtë”, u shpreh ajo

Ilazi tutje tha se rekomandimet që kanë ardhur nga ekspertët ndërkombëtarë pothuajse në të gjitha rastet janë respektuar.

81 ekspert ndërkombëtar kanë qenë në listën e ekspertëve të cilët kanë marrë pjesë në procedurat e akreditimit qoftë institucional apo të programeve. Ato rekomandimet e tyre bazohet edhe në vlerësimin e gjendjes të cilën e kanë gjete dhe ajo çka mundem me theksu si pozitive është që përkundër asaj ka ndodh në pandemi në shumicën e vendeve të rajonit janë ndërpre procedurat e akreditimit, këtu ka vazhduar kjo procedurë… janë përfunduar gjithsej 239 procedura që kanë qenë të parapara për programet të cilat iu ka kaluar akreditimi”, u shpreh ajo.

Ilazi tha se “orientimi i vazhdueshëm i mbetet përmirësimi i cilësisë në arsim. Ajo tha se e tëra kjo e ka vetëm një qëllim që studentët stafi akademik të jetë në barabartë me studentët e stafin akademik në Evropë.

Ka dhënë rezultate që edhe nga raporti i progresit dhe në atë të Bashkimit Evropian potencohet se me vlerësimin e akreditimeve dhe me zvogëlimin e numrit të programeve dhe kuotave të studentëve, është në favor të ngritjes së cilësisë”, tha ajo.

Jahja Kokaj tha se e ka një brengosje lidhur me departamentin e elektroteknikës për të cilin tha se nuk e di a ka pas mundësi të akreditohet.

Ka pas një cilësi atje dikur, e tashti shumë po më brengos çka tua merr mendja me e nda këtë brengosje timen. Si është kjo punë e jona që po shkon kaq mbrapsht. Unë e di që elektroteknika ashtë lënia më e vështirë e mundshme për të studiuar”, pyeti ai.

Ilazi tha është e vërtetë që rekomandimet e ekspertëve kanë qenë një lehtësim shumë i madh për të marrë vendime. Ajo foli edhe për cilësinë e arsimit në atë shtetëror dhe privat. Për këtë të fundit tha se nuk ekzistojnë filtra të mirëfilltë kur është fjala për numrin e studentëve ose programeve të cilat dëshirojnë t’i hapin ose të studiojnë.

Cili është numri i duhur i studentëve për një program tash ajo natyrisht varet edhe prej nevojave të tregut po ashtu edhe nga infrastruktura e institucionit për të cilën po flasim. Na e dimë që veçanërisht kur flasim për institucionet e arsimit të lartë privat që janë, ka pas tendencë të pranohen më tepër se sa mund të ofrojnë mësim cilësor natyrisht për shkaqe ekonomike dhe ndoshta kjo është edhe një vendosja e asaj pyetjes a ka dallim mes privates dhe publikëve”.

Janë disa përparësi të cilat i kanë institucionet private dhe një prej tyre është që mund të reagojnë më shpejtë ndaj risive, ndaj legjislacionit ndaj punësimit, kur është fjala për standardet. Në anën tjetër nuk ekzistojnë filtra të mirëfilltë kur është fjala për numrin e studentëve ose programeve të cilat dëshirojnë t’i hapin ose të studiojnë. Na e dimë që në Universitete Publike janë disa filtra për të cilat kalojnë kur hapet një program duhet me kalu në këshillin e fakultetit, Rektorat e Senat e në Ministri të Arsimit, këtu është rruga pak më e shkurtë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat