Këto janë pagat e policëve të Kosovës

Aktuale

Këto janë pagat e policëve të Kosovës

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 15:33
Policia

Sipas Draftligjit të ri të pagave, një kopje të të cilave e ka siguruar Gazeta Blic, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës do të ketë pagën 1680 euro.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm, sipas këtij draftligji do ta ketë koeficientin 12.6 apo 1512 euro.

Drejtor i departamentit në Policinë e Kosovës do ta ketë 11 koeficientin, apo 1320 euro.

Policët në gradën kolonel do ta kenë pagën 1176 euro, apo koeficientin 9.8.

Nënkoloneli do ta ketë pagën 1020 euro ose koeficientin 8.5.

Majori do ta ketë koeficientin 8 apo 960 euro në muaj.

Kapiteni do ta ketë koeficientin 7, ose 840 euro pagën mujore.

Togeri do ta ketë pagën 768 euro ose koeficientin 6.4.

Rreshteri do ta ketë koeficientin 4.8 apo 576 euro.

Polic i lartë 4.3 ose 516 euro, dhe polici 4.2 apo 504 euro.

Polici i ri e ka koeficientin 4 ose pagën 480 euro.

Dhe polici kadet e ka koeficientin 2 ose 240 euro pagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat