Rusia i frikësohet bombardimeve të NATO-s, Lavrov e ndërlidh situatën me rastin e Kosovës

Aktuale

Rusia i frikësohet bombardimeve të NATO-s, Lavrov e ndërlidh situatën me rastin e Kosovës

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 16:05
Ukrainë

Ministri i Punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, teksa e ka komentuar tërheqjen e vëzhguesve të OSBE-së në Donbas, ka thënë se shteti i tij shpreson që në rajonin juglindor të Ukrainës, Donbas, të mos përsëritet rasti i Kosovës në vitin 1999.

Kjo pasi që, e njëjta ndërlidhet me tërheqjen e misionit të OSBE-së, që u bë sinjal për nisjen e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

“Shpresoj që historia e misionit të OSBE-së në Kosovë, kur tërheqja e saj u përdor si shkas për sulmet e NATO-s, të mos përsëritet në Donbass”, ka thënë Lavrov.

Në një konferencë për media me homologun e tij polak, Zbigniew Rau, ai tha se “shpresoj që [vëzhguesit e OSBE-së] të jenë tërhequr nga faktorë si koronavirusi, infektimet ose për të pushuar”.

“Sepse, duke e ditur që vendet në fjalë, në fakt, që janë në vijën e parë të kësaj organizate, mua pa dashje më shko mendja që ata mund të kenë mendime të fshehta”, deklaroi Lavrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat