Sa do t’i kenë pagat mjekët me ligjin e ri? Flet Sejdiu

Aktuale

Sa do t’i kenë pagat mjekët me ligjin e ri? Flet Sejdiu

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 17:27
Pleurat Sejdiu

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se e kanë pranuar një draft të Ligjit të Pagave në Sektorin Publik.

Ai ka thënë se janë duke e shikuar dhe e vlerësuar këtë draft.

“Ne jo zyrtarisht kemi marrë një draft ligj që jemi duke shikuar. Parimisht ne i dimë sfidat me të cilat po përballet Qeveria e Kosovës dhe shteti i Kosovës, me kriza financiare. Do ta shikojmë se si do ta vlerësojmë”, ka thënë ai.

Më tutje ai tha se në sektorin e shëndetësisë ka pasur diskriminime për sa i përket çështjes së pagës.

Sejdiu poashtu deklaroi se jozyrtarisht u është thënë se paga e tyre do të jetë përafërsisht 1200 euro.

“Nuk e di se ku ka me shku më poshtë. Ngritje do të ketë. E dimë përafërsisht se sa do të jetë ajo rrogë sepse koeficientet i kemi parë. Jo zyrtarisht e kemi marrë vesh se do të jetë 10.1. nëse shndërrohet në koeficient prej 119, do të kemi një pagë bazë rreth 1.200 euro”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat