Presidenti amerikan Joe Biden i shkruan letër presidentes Vjosa Osmani

Aktuale

Presidenti amerikan Joe Biden i shkruan letër presidentes Vjosa Osmani

Nga: P.R Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 18:41
Joe Biden

Në prag të përvjetorit të 14-të të pavarësisë së Kosovës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka dërguar letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Jam e lumtur ta ndaj me ju urimin e Presidentit Biden për ditën e pavarësisë së Kosovës - 17 shkurtin, në të cilin ai potencon se Shtetet e Bashkuara mbesin partner i palëkundur i Kosovës. Presidenti Biden në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke”, thuhet ndër tjerash në postimin e Vjosa Osmanit.

Sipas saj, Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij, Presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë. Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me ShBA-të!”, ka shkruar presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjellë “Bota sot”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat