Presidenti gjerman uron Osmanin për 14 vjetorin e Pavarësisë: Vendet tona janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin

Aktuale

Presidenti gjerman uron Osmanin për 14 vjetorin e Pavarësisë: Vendet tona janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 11:38
Frank-Walter Steinmeier dhe Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani është uruar nga homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier, për përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së Kosovës.

17 shkurtin e vitit 2008 e mbaj mend mirë. Si Ministër Federal i Punëve të Jashtme asokohe, së bashku me shumë partnerë evropianë dhe të ShBA-ve u deklarova në ato ditë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë për njohjen e Kosovës. Ndaj është kënaqësi e veçantë të mund t’ju uroj në përvjetorin e katërmbëdhjetë të Pavarësisë së vendit tuaj”, thuhet në urimin e presidentit gjerman.

Tutje, presidenti shprehu mbështetje në luftën e Qeverisë kundër krimit e korrupsionit, si një faktor qendror për zhvillim ekonomik dhe investime të reja.

Gjermani po ashtu ka shkruar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në të njëjtën kohë dialogu me Serbinë mbetet me gjasë sfida më e madhe e politikës së jashtme për Kosovë. Unë kam besim në angazhimin konstruktiv të Qeverisë suaj për bisedimet e ardhshme në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE përmes të ngarkuarit të Posaçëm, Mirosllav Lajçak, të cilin e mbështes me bindje të plotë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat