Polici Hoxha i drejtohet Avokatit të Popullit, kërkon kompensim financiar

Aktuale

Polici Hoxha i drejtohet Avokatit të Popullit, kërkon kompensim financiar

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 17:03
Amir Hoxha

Polici Amir Hoxha vazhdon të jetë i suspenduar nga puna për shkak të një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ku ankohej për mosdhënien e shujtave për policë ndërkohë që kritikonte luksin e deputetëve me naftë.

Avokati i Hoxhës, Gent Gjini, ka kërkuar që Hoxha të kthehet në vendin e punës dhe t’i kompensohen dëmet shpirtërore të shkaktuara nga ngjarja.

“Referuar padisë civile që ka të bëjë me kontestin e punës, kërkoj që Amiri të kthehet në vendin e punës dhe ato dëmet shpirtërore t’i kompensohen”.

Lidhur me rastin, Gjini si palë mbrojtëse e Hoxhës ka dërguar një kallëzim penal ndaj përgjegjësve në Drejtorinë e Policisë së Kosovës.

Kjo për shkak se siç thotë Gjini, “me rastin e Amirit është tentuar të përdoret një fushatë denigruese”.

“Unë si avokat do t’i ndjek të gjitha procedurat ligjore dhe ashtu siç kam paraqitur një kallëzim penal dhe një padi civile për zyrtarët policor dhe një kërkesë e kemi drejtuar në Avokat të Popullit”.

Ndërkaq, Policia e Kosovës, ditë më parë ka njoftuar për suspendimin e zyrtarit policor, gjë që sipas tyre, i njëjti është suspenduar nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore.

“Policia është strukturë apolitike në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim në orientimet e tyre andaj të gjithë zyrtarë e saj duhet të përmbahen nga komentet qofshin ato politike apo të llojeve të tilla të sanksionuara me udhëzimet administrative”, thuhej në njoftimin e policisë.

Javën që shkoi, Amir Hoxha zgjodhi të “izolohej” nga publiku. Mbylli llogarinë e tij në rrjetin social Facebook dhe angazhoi një avokat për inicimin e procedurave ligjore në rastin e tij në institucionin policor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat