​Osmani merr urim për Ditën e Pavarësisë nga presidenti i Austrisë, theksohen raportet e mira mes dy shteteve

Aktuale

​Osmani merr urim për Ditën e Pavarësisë nga presidenti i Austrisë, theksohen raportet e mira mes dy shteteve

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 18:08
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se në telegramin e tij Van der Bellen ka theksuar se Kosova dhe Austria kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe.

“Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, politike, ekonomike, shkencore dhe shkëmbime kulturore. Pavarësisht pandemisë, vizita juaj, zonja Presidente, dhe disa vizita në nivel qeveritar e kanë thelluar më tej këtë bashkëpunim përgjatë vitit 2021”, thuhet në telegramin e presidentit Van der Bellen.

Bëhet e ditur po ashtu se presidenti austriak në telegram ka theksuar se mirëpret dhe mbështet miqësinë dhe partneritetin e rëndësishëm ndërmjet dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat