“Shpërthen” Halil Geci me akuza për Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Lutën e Agimin

Aktuale

“Shpërthen” Halil Geci me akuza për Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Lutën e Agimin

Nga: N. Sh. Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 22:35
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj ish-presidentin Hashim Thaçit, ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës dhe Agim Veliut e Lutfi Hazirit.

Geci i ka akuzaur këto personalitete politike të Kosovës për tradhti ndaj vendit, duke nënshkruar Asociacionin në Bruksel.

Këto komente Geci i bëri në një shkrim të publikuar në Facebook, ku shprehet se, Thaçi, Mustafa, Luta e Veliu po lavdërohen për nënshrkimin e marrëveshjes, siç e quan ai të tradhtisë.

Ai thotë se vetëm Amerika mund ta shpëtoj Kosovën.

Reagimi i plotë i Gecit i bërë për 14 vjetorin e Pavarësisë:

Urime Kosovë Pavarësia

Me të vërtetën Botës i bije për qark.

Me gënjeshtrën se bëjë asnjë hap!

OJ KOSOVË po të them urime me loçkë të zemrës, por me emocione të përzime.

Si të sillen me ty Kosova ime 14 vjet pavarësi me servil e yryshgji për  pushtet, plaçk, hajni e tradhti...!

Si të sillem me ty!

Po të them urime pavarësia, por ata hygjymgjit që të pavarësuan, më vonë të vjedhen, të vranë, e të plaçkiten e të koriten, të gjymtuan e të sakatuan...!

Të them urime shëndet e mbarësi po i bjen keq se po të rrej, se ty të kanë gjymtuar, sikur një njeriu kur ja gjymton këmbën dhe krahun dhe kur të shkojsh m’i vizituar i thua shyqyr mirë qenke.

Si të them mirë kur të kanë gjymtuar, e për toke të kanë shtrirë, e unë as populli im nuk ishim në gjendje me të mbrojtur nga tradhtarët e brendshëm.

Se a do të kuroj Bideni me Amerikën plagët e rënda tua vështirë e ka, ngase me votën e këtij populli ta ndanë Rugovën, e miratuan zajednicën, e ratifikuan në parlament, dhe rrushagjia i Rahovecit, Polari Brojës e spiuni i Serbisë, Isë Mustafa me Lutën dhe Agimin, lavdërohen për nënshkrimet e tradhtisë.

Megjithatë shpresa mbetet e vetme për të besuar, se vetëm Zoti një dhe Amerika dy munden të na shpëtojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat