Osmani citon Ibrahim Rugovën për 14-vjetorin e Pavarësisë: Shtëpia nuk mbahet pa miq

Aktuale

Osmani citon Ibrahim Rugovën për 14-vjetorin e Pavarësisë: Shtëpia nuk mbahet pa miq

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 09:25
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para mediave me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se në këtë ditë duhet të falënderohen të gjithë ata që sakrifikuan për Pavarësinë e vendit.

“Sot falënderojmë të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë, duke nisur nga arkitekti dhe vizionari i Pavarësisë së vendit tonë, presidentit historik Ibrahim Rugova, deri tek tre mijë dëshmorët që dhanë jetën për liri, të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari”, ka thënë ndër të tjerash Osmani.

Tutje, Osmani ka thënë se Kosova ka ende punë për të bërë dhe për të kërkuar drejtësi për viktimat, të zhdukurit dhe të dhunuarit nga lufta e fundit në Kosovë.

“Kjo Pavarësi do të jetë e plotë vetëm atëherë kur do të ketë drejtësi për të gjitha viktimat”, ka thënë  presidentja.

Në fund ajo ka cituar thënien e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke deklaruar se “shtëpia nuk mbahet pa miq dhe Kosova është dëshmia më e mirë e kësaj thënie”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat