​Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz

Aktuale

​Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 09:52
Foto nga ceremonia

17/02/2022 9:42

​Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz

Pasi ngritën flamurin shtetëror, në nder të 14-vjetorit të Pavarëisë së Kosovës, e para e vendit, e shoqëruar nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kryeministri, Albin Kurti shkuan tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Krerët e shtetit, bërën homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Në Prekaz shkoi edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Për nder të shtetësisë së Kosovës, mbi sheshet e Prishtinës u lëshuan edhe parashuta me flamujt shtetëror, e krahas tyre edhe flamuri kombëtar.

Sot në orën 11:00 Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancë solemne për nder të ditëlindjes së 14 të pavarësisë së Kosovës.

E në orën 12:00 në sheshin “Nënë Terëza” do të bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës. Paraprakisht do të ketë fjalime nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputet nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa president atë kohë ishte, Fatmir Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat