“Newborn” i bën gratë me krahë, Ismaili: Ato na zbardhin fytyrën nëpër botë

Aktuale

“Newborn” i bën gratë me krahë, Ismaili: Ato na zbardhin fytyrën nëpër botë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:19
“Newborn”

Në ditëlindjen e 14 të pavarësisë së Kosovës, monumenti “Newborn” ka marrë pamje të re. Kësaj radhe mesazhi i monumentit u dedikohet grave.

Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, për KosovaPress tregoi se mesazhi ketë vit përfshihet në dy aspekte, sukseset e mëdha të grave por edhe abuzimet që ju bëhen atyre.

Ismaili: Grave iu duhet krahë me i përkrahë

“Çështja e grave është temë aktuale, thuajse çdo vit fatkeqësisht por edhe fatmirësisht me mëndu mirë, por këtë vit nuk ka qenë me aktuale sepse ne jemi mundu t’i përfshijmë dy aspekte të çështjes gruas. Njëra është sukseset e mëdha të çikave të Kosovës, si në sport, muzikë, film, të cilat kanë qenë shumë të vrullshme këtë vit, por edhe lajmet që i dëgjojmë për abuzimin e gruas, për vrasjet e grave, për burrat që lirohen para kohe që nuk i mbajnë dënimet, të cilat i meritojnë kur vrasin gra, dukuria e shëmtuar e një sistemi, një shoqërie patriarkale në të cilën jetojmë, dhe titullohet ‘Winged Women’, që do të thotë ‘Gratë me krahë’. Ideja është m’i tregu, me u mundu ta vetëdijësojmë këtë shoqëri që grave iu duhen krahë me i përkrahë, m’i ngrit, m’i rritë, se ato bëhen gra të suksesshme që na zbardhin fytyrën nëpër botë e që na si shoqëri nuk i respektojmë, nuk i trajtojmë aq sa e meritojnë”, tha ai.

Ismaili po ashtu tha që këtë vit ka qenë më i lehtë realizimi i monumentit.

Ismaili: Moti i mirë e ka bërë më të lehtë punën

“Sivjet moti ka marrë shumë më i mirë edhe kur jemi me kohë dhe përgatitemi, tash ja kemi marrë dorën se janë bërë do vjet, i realizojmë më shpejtë”, tha Ismaili.

E ata që i gëzohen Festës së Pavarësisë padyshim se janë qytetarët. Këta të fundit nuk munguan as sivjet tek monumenti “Newborn”, i cili tashmë ka marrë pamje të re.

Kështu, Valentina Bibaj tha që ndihet shumë e kënaqur me mesazhin që “Newborn” përçon sivjet.

Bibaj: Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë mbështetje

“Po më pëlqen shumë, jam shumë e kënaqur që më në fund e ka bërë një mesazh që ka të bëjë direkt me gratë se besoj që shoqëria jonë ka nevojë hala për më shumë mbështetje ndaj grave, që gruaja me u avancu dhe me mbërri barazinë gjinore që na ka munguar ndër shekuj ndoshta”, tha Bibaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat