Endriti e zbulon se kujt ia ka uruar sot ish-presidenti Thaçi ditën e pavarësisë

Aktuale

Endriti e zbulon se kujt ia ka uruar sot ish-presidenti Thaçi ditën e pavarësisë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 17:49
Endrit dhe Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, sot ua ka uruar 14 vjetorin e pavarësisë prindërve të tij.

Këtë ai e ka bërë përmes një lidhje telefonike që ka pasur me babain dhe nënën e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Në luftë, në paqe e në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi i lirisë. Më herët foli me gjyshen e gjyshin dhe ua uroi të gjithëve 14 vjetorin e pavarësisë. Gëzojeni shtetin”, ka shkruar Endrit Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat