Mbreti dhe Princi i Arabisë Saudite urojnë Kosovën në 14-vjetorin e pavarësisë

Aktuale

Mbreti dhe Princi i Arabisë Saudite urojnë Kosovën në 14-vjetorin e pavarësisë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 22:46
Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, dhe Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, dhe Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, kanë uruar Republikën e Kosovës për Ditën e Pavarësisë me një telegram urimi drejtuar presidentes Vjosa Osmani.

Ata i uruan qytetarët e Kosovës për progres dhe prosperitet.

“Është kënaqësi për mua t’ju dërgoj Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të respektuar të Kosovës urimet tona të sinqerta me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë.

Besoj se do t’i përcillni popullit tuaj pjesëmarrjen e popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë rast të veçantë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat