Kurti: Nuk ka propozim final për Ligjin e Pagave, do të bëhet publik së shpejti

Aktuale

Kurti: Nuk ka propozim final për Ligjin e Pagave, do të bëhet publik së shpejti

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 23:56
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se sa i përket Ligjit të pagave po qarkullojnë drafte, propozime të ndryshme por ato nuk janë propozime finale.

“Padyshim se pa një lloj ndryshueshmërie në mes pagës minimale, pagës mesatare dhe pagave të larta nuk mund të themi se kemi drejtësi shoqërore në republikën tonë.

“Unë nuk e kam rritur rrogën time por e kam përgjysmuar atë po them se nuk bëhet fjalë për vlerën e koificentit të mundshëm, sa i përket Ligjit të pagave po qarkullojnë drafte, propozime të ndryshme por ato nuk janë propozime finale”, tha kryeministri.

“Ka shumë interpretime, shumë lajme në media. Por e di se nuk ka draft final. Kjo do të bëhet së shpejti publike kur të merren vendime”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat