Thaçi, Veseli dhe të tjerët, çfarë bënë me 17-shkurt, në ditën e pavarësisë?/ Nga specialja tregojnë se a festuan krerët e UÇK-së dje në Hagë?

Aktuale

Thaçi, Veseli dhe të tjerët, çfarë bënë me 17-shkurt, në ditën e pavarësisë?/ Nga specialja tregojnë se a festuan krerët e UÇK-së dje në Hagë?

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 15:30
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi

Po bëhen dy përvjetorë të pavarësisë së Kosovës, që krerët e UCK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët..gjenden në burgun e Hagës. Çuditërish askush nga Kosova nuk i uroi e as nuk i vizitoi ata në Hagë në këtë datë historike. Krerët e UÇK-së në burg, kurse në qytete të Kosovës anë e kënd bashkë me televizionet kërciste vallja, tupani e dajrja për ditën historike -17 shkurti, ka shkruar gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Thaçi, Veseli dhe të tjerët edhe në burgun e Hagës e uruan dhe e festuan ditën e pavarësisë

Dje ishte ditë feste por edhe e zymte për krerët e UCK-së, por lajmet nga Haga kemi mësuar se ata, megjithatë kane uruar njeri-tjetrin dhe festuan ashtu si munden ditën e pavarësisë në burg. Dita e djeshme i ngjante ditës se parë kur u morën ata në Hage, kur i lanë të vetëm qytetarët dhe askush nuk doli t’i përcillte ose në proteste, madje as partia e tyre. Te kujojmë kur krimineli me dokumente, serbi Milosheviç u ekstradua në Hagë e tërë Serbia ishte quar në këmbë. Nga kjo na lë të kuptojmë se ka patriotizëm ne vepër dhe në letër!

Se si e kanë pritur dje 17 shkurtin krerët e UCK-së ne Hagë, se a ju lejua festa dhe vizita në burg? Zyrtarët e Gjykatës Speciale në Hagë gazetës zvicerane Le canton27.ch i janë përgjigjur se “Njësia e menaxhimit të paraburgimit e DSK-së siguron mirëqenien e të paraburgosurve në një mjedis të sigurt dhe të sigurt. Të paraburgosurve u ofrohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festa dhe raste të veçanta në përputhje me rregullat dhe rregulloret e institucionit të paraburgimit. (“..Detainees are provided ëith the possibility to spend time together and celebrate holidays and special occasions in accordance ëith the Rules and Regulations of the detention facility“)

“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund t’ju ofrojmë asnjë detaj se si e kaluan Ditën e Pavarësisë së Kosovës…” thuhet në fund të fund në njoftimit nga Haga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat