Gjermania emëron për herë të parë të dërguar special për Ballkanin, çka kishte deklaruar ai për Kosovën

Aktuale

Gjermania emëron për herë të parë të dërguar special për Ballkanin, çka kishte deklaruar ai për Kosovën

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 18:05
Manuel Sarrazin

Qeveria gjermane ka emëruar politikanin Manuel Sarrazin si të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Sarrazin është i dërguari i parë gjerman për Ballkanin Perëndimor, sepse ai pozicion nuk ekzistonte në qeveritë e mëparshme gjermane.

Ai është anëtar i Partisë Gjermane të Gjelbër dhe ka qenë anëtar i Bundestagut nga viti 2008 deri në vitin 2021.

Mori pjesë aktive në punën e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Punë të Jashtme.

Sarrazin kishte kundërshtuar ashpër çështjen e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, si dhe qasjen e Administratës Trump ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat