​Një vjetori i fitores, Vetëvendosje: Jemi në rrugë të drejtë për realizimin e programit qeverisës

Aktuale

​Një vjetori i fitores, Vetëvendosje: Jemi në rrugë të drejtë për realizimin e programit qeverisës

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 10:33
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se ka bërë mjaftueshëm dhe është në rrugë të drejtë për realizimin e programit qeverisës. Në një vjetorin e fitores, në partinë në pushtet thonë se viti i parë është karakterizuar më shumë në përgatitjen e bazës ligjore për realizimin reformave. Megjithatë sipas tyre, suksese janë arritur në rritjen ekonomike, menaxhimin me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave. 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi thotë për KP se vendosmëria e Qeverisë Kurti për realizimin e premtimeve është e palëkundur 

Rrustemi: Jemi në rrugë të drejtë për realizimin e programit qeverisës 

“Është bërë mjaftueshëm për të vendosur parametrat e realizimit të reformave, por kuptohet se zgjedhjet dhe programi ynë ka qenë për katër vite, ne nuk arrimë dot t’i përmbushin gjithë ato zotime për 11-12 muaj. Tashmë viti i parë qe e karakterizo me përgatitjen e bazës ligjore shumë prej reformave deri tek koncept dokumenti për fondin sovran që i jep mundësi zhvillimit ekonomik dhe kështu me radhë....Gjatë këtyre 11 muajve paralelisht është marrë me sfidat e paparashikuara siç ishte pandemia, kriza energjetike, ka vazhduar në proporcion me kohën për të përmbushur zotimet që kemi dhënë, por natyrisht ato janë në proces për t’i përmbushur në mandatin katër vjeçar. Mendoj se jemi në rrugë të drejtë natyrisht se ka vështirësi, barriera dhe pengesa shpesh herë subjektive që atyre e refuzojnë ndryshimin, pasi nuk duket se i favorizon. Por vendosmëria jonë është e palëkundur pasi nuk bëhet domosdo për të përmbushur programin tonë, por thjesht Kosovës i duhet një program i tillë zhvillimor dhe sundimit të ligjit për të ecur përpara dhe krijuar perspektivë për të rinjtë në Kosovë”, thotë ai. 

Rrustemi thotë se fenomenit shumë vjeçar të abuzimit dhe korrupsionit të zyrtarëve publik do t’iu vjen fundi përmes miratimit të Projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjit për Deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. 

Rrustemi: Këto projektligje do t’i përgjigjen fenomenit shumë vjeçar të abuzimit dhe korrupsionit 

“Nuk ka asnjë dyshim se do të kalojnë, por ky është miratim në lexim të parë dhe të gjithë deputetët do të kenë mundësinë që përmes amendamenteve, por edhe dëgjimeve publike që do të organizojmë dhe grupin punues do të adresojmë sugjerimet dhe rekomandimet edhe të ekspertëve dhe shoqërisë civile. Këto projektligje janë shumë të rëndësishme për t’i dhënë përgjigje një fenomeni shumë vjeçar në Kosovë të abuzimit me detyrën zyrtare dhe të korrupsionit ku zyrtarët publik janë bërë të pasur dhe milionerë jo nga paga e tyre, por nga përfitimet që kanë ardhur nga pozicioni i tyre. Kjo mënyrë përveç që i jep fund kësaj praktike, të njëjtën kohë e krijon mundësinë që keqpërdorimet e deri tanishme t’i kthehen shtetit dhe qytetarëve”, shton ai. 

Duke folur për dialogun me Serbinë, deputeti i mazhorancës thotë se kryeministri Kurti ka rikonceptuar premisat për këtë proces, duke i dhënë Kosovës pozicionin e palës së barabartë. 

Rrustemi: Qeveria Kurti ka arritur të ri konceptojë premisat e dialogut

“Qeveria Kurti gjatë këtyre muajve në njërën anë ka shprehur gatishmërinë për dialog sepse ne jemi për dialog, pro për dialog të përgatitur mirë dhe me parime. Aty ku Kosova nuk është temë e çështje, por palë e barabartë. Serbia është penguesja e dialogut me Kosovën, ajo natyrisht ka kërkuar pretekste për t’i ikur çfarëdo marrëveshje. Mendoj se Qeveria Kurti ka arritur të ri konceptojë premisat e dialogut, duke i dhënë Kosovës pozicionin e palës, por deri më tani nuk ka pasur progres për shkak të refuzimit të Serbisë. Ne do të vazhdojmë me këtë konsistencë për të mbrojtur maksimalisht interesat e Kosovës”, thotë ai. 

Krahas kësaj, Rrustemi thotë se ekzekutivi është i vendosur në refuzimin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

Rrustemi: Asociacioni është rrëzuar juridikisht nga Gjykata Kushtetuese

“Asociacioni është rrëzuar juridikisht nga Gjykata Kushtetuese, marrëveshja e vitit 2015 në secilin element të saj është zhbërë nga Kushtetuesja. Aty s’ka asnjë paragraf dhe asnjë parim i cili i qëndron testit të kushtetutshmërisë në Kosovë. Juridikisht ajo marrëveshje nuk ekziston, ndërsa në kuptimin e përmbajtjes natyrisht siç kemi thënë vazhdimisht Kosova ka ofruar skajshmërisë mekanizma për akomodimin e interesave të serbëve të Kosovës në Kosovë. Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës është kërkesë e Serbisë dhe ne jemi këtu për t’i dhënë mundësi atyre të integrohen dhe maksimizuar të drejtat e tyre, por principi i reciprocitetit në njërin anë dhe karakteri unitar janë të padiskutueshme për ne”, përfundon Rrustemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat