Kurti i kundërpërgjigjet Rusisë

Aktuale

Kurti i kundërpërgjigjet Rusisë

Nga: N. Sh. Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 12:23
Sergeri Lavrorv

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti i ka reaguar ministrit të ministrisë së jashtme Ruse, Sergeri Lavrorv, e cila ka thënë se mercenarët shqiptarë po rekrutohen për luftën në Ukrainë.

Kurti thotë se kjo është trillim i Rusië dhe shpifje e dezinformatë.

E kjo sipas tij, për shqiptarët është metodë e njohur.

Kurti thekson se, qëllimi i sllavëve është fuqizimi dhe influenca e tyre sa më në jugperëndim të Europës, e për këtë ju shërbejnë shqiptarë të shitur, të përçarë dhe të keqorientuar.

Postimi i plotë:

Dezinformata e radhës ndaj shqiptarëve nga Ruso-Sllavët!

Lajmi i rrejshëm nga ministria e jashtme Ruse, se kinse "Mercenarë shqiptarë po rekrutohen për luftën në Donbas" nuk është asgjë tjetër vetëm se një trillim, shpifje dhe dezinformatë e stilit Ruso-Sllavo-Komunist dhe për ne shqiptarët tanimë një metodë e njohur e përdorur kundër nesh, dekada me radhë!

Ne, shqiptarët duhet të marrim shumë seriozisht kêtë trillim nga ana e Rusisë sepse ky mund të jetë një pretekst për të na sulmuar ne duke futur në lojë edhe Serbinë, në rast të shpërthimit të një lufte të madhe në Evropë ku do të përfshiej edhe Ballkani.

Instuticionet qeveritare të Kosovës dhe Shqipërise nuk duhet të heshtin në këtë rast por duhet të dalin publikisht dhe me fakte të demantojnë këtë shpifje të radhës ndaj shqiptarëve.

Nuk është e rastit, as hera e parë që shqiptarët hidhen në tavolinën e bilardos gjeostrategjike botërore.

Qëllimi i sllavëve është fuqizimi dhe influenca e tyre sa më në jugperëndim të Europës, e për këtë ju shërbejnë shqiptarë të shitur, të përçarë dhe të keqorientuar. E ndërkaq fuqizon me çdo çmim dorën e vet të zgjatur në Ballkan e pikërisht Serbinë.

Ne shqiptarët e dimë se metodat e sllavëve nuk njohin mëshirë as mbi popullin e vet dhe për të arritur qëllimet e tyre përdorin cdo lloj mjeti.

Mjaft të kujtojmë se në Kosovë milicia serbe ka vrarë në disa raste të rinj serbë për të fajësuar shqiptarët e për të ndezur konfliktin.

E gjithë situata me Rusinë dhe Ukrainën për ne shqiptarët është thuajse një deja vu.

Diktatorët e botës lindore mësojnë në të njëjtën shkollë.

Nga ana tjetër presidenti Putin ka lëshuar dekretin për mobilizimin e përgjithshëm të popullatës ruse për stërvitje ushtarake!

Putin me këtë veprim synon të rrisë presionin ndaj alencës perëndimore dhe Ukrainës.

Por sipas mendimit tim qëllimi i Putinit është vetëm të rrisë presionin ndaj NATO-s/Perëndimit për të arritur qëllimet e veta sepse në një luftë me NATO-N sigurisht  nuk do të fitonte Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat