​Kryeministri Kurti takoi Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde

Aktuale

​Kryeministri Kurti takoi Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 23:58
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takuan në Mynih, ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde.

Kryeministri Kurti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe ndihmën e madhe të Suedisë për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës. 

Lidhur me agjendën evropiane, kryeministri Kurti tha se institucionet dhe vlerat euro-atlantike duhet të jenë të hapura për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Ai e vlerësoi shumë të rëndësishme përkrahjen e qeverisë suedeze për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe shtoi se ky proces nuk mund të shtyhet më tej.   

U bisedua edhe për dialogun me Serbinë dhe kryeministri Kurti theksoi rolin konstruktiv dhe gatishmërinë për të vazhduar bisedimet që në qendër kanë njohjen e ndërsjellë.  

Ministrja Linde u shpreh e inkurajuar nga indikatorët ekonomik dhe të sundimit të ligjit në vitin e parë të qeverisjes dhe për stabilitetin politik të Kosovës dhe vuri theksin te raportet shumë të mira ndërmjet dy shteteve.

 Ajo shprehu mbështetje për dialogun në Bruksel për normalizimin e  marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat